Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Bujar Nishani ia thotë në sy Lulzim Bashës: Komisioni për kandidatët ishte risi! Ti i more veçmas të pakualifikuarit dhe iu the s’ka asnjë vlerë, kontratën e keni me mua

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Demokrati Bujar Nishani ka zhvilluar një debat të fortë mbrëmjen e djeshme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, ku ia ka thënë në sy Lulzim Bashës, se dorëheqja e tij do ishte vendimi i duhur.

Madje, në fjalën e tij, Nishani i ka thënë Bashës në sy, se ai nuk e përfilli fare Komisionin për Vlerësimin e kandidatëve për deputetë në 25 prill, duke takuar veçmas të pakualifikuarit.

“Vendimet e atij komisioni mund të kenë qenë tërësisht të gabuara por një lider partie nuk takon veçmas të pakualifikuarit e ju deklaron se ai komision nuk ka asnjë vlerë dhe se cdo njeri në këtë parti kontratën e ka vetëm me Lulzim Bashën. Kjo është e turpëshme!”, i ka thënë Bujar Nishani kreut të PD Lulzim Basha në mes të mbledhjes.

Kjo deklaratë e Nishanit, e bërë dhe vetë publike nga ai sepse ka qenë në cilësinë e kryetarit të Komisionit, tregon se ai është krijuar vetëm sa “për sy e faqe”, sepse kryetari i PD as nuk e ka marrë për bazë.

Pjesë nga fjala e Bujar Nishanit para Këshillit Kombëtar të PD:

Njëra prej këtyre risive ishte Komisioni i përzgjedhjes së kandidaturave për deputet.

Pranova kërkesën dhe lutjen për tu angazhuar në këtë komision me vetëdijen e plotë politike e qytetare për të marrë përsipër cdo përgjegjësi, por me seriozitetin më maksimal.

Koshient, që cdo përgjegjësi më mirë të kalonte tek ne anëtarët e atij komisioni se sa tek Kryetari i Partisë i cili kishte paguar një kosto të madhe politike në 2017 me listën e kandidatëve.

Caktimi ynë në atë komision, kompetencat dhe tagri ynë, metodika e punës e gjithshka bëmë ishte përcaktur me vendim e votim të kryesisë së PD dhe këtij Këshilli.

Vendimet e atij komisioni mund të kenë qenë tërësisht të gabuara por një lider partie nuk takon veçmas të pakualifikuarit e ju deklaron se ai komision nuk ka asnjë vlerë dhe se cdo njeri në këtë parti kontratën e ka vetëm me Lulzim Bashën.

Kjo është e turpëshme !

Kryetari i Partisë mund ta konsideronte të dështuar punën e atij komisioni dhe kishte të gjithë tagrin të thërriste Kryesinë e KK e të anulonin të gjitha vendimet e tij, të anulonin vetë komisionin e të kryente një proces tjetër.

Lideri është lider, sillet me burrni, kurajo, transparencë dhe institucionalizëm !

Jo me kulisa e as me kontrata personale!

Perndryshe shqiptarët nuk të besojnë e nuk të votojnë !

Kushtetuta e PD (Statuti) thotë se kandidatët për deputetë miratohen nga Kryesia dhe KK.

Miratimi realizohet përmes prezantimit të tyre para Kryesisë e KK, diskutimeve për ta e votimit nominal të tyre.

Leximi rendor i listës pa asnjë mundësi njohje të shumë prej tyre, pa diskutime e pa procedurën e votimit nuk është miratim.

Kur shqiptarët të shohin se ti nuk përfill e as nuk zbaton kushtetutën e partisë kurrë nuk do të besojnë se ti do të respektosh neser si qeveri Kushtetutën e shtetit.

Ndaj nuk të besojnë e as të votojnë !

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img