Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Bujar Nishani i kthen përgjigje Bashës: Fytyrën nuk ia jap as tim biri, jo më atij! Jam ndier i lënduar pasi ai e di mirë arsyen e angazhimit tim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani, i ka kthyer përgjigje kryedemokratit Lulzim Basha, pasi ky i fundit disa ditë më parë u shpreh se Nishani hedh akuza mbi të për shkak të hatërmbetjeve personale.

Ish-presidenti, që në garën për kryetar të PD-së mbështet Edith Harxhin, tha në një takim me demokratët e Gjirokastrës se është ndier i lënduar nga fjalët e Bashës, pasi ky i fundit më shumë se kushdo e di arsyen e përfshirjes së Nihsanit në PD pas largimit nga detyra si president.

Ai tregoi se kur Basha i kërkoi të merrte detyrën e Kryetarit të Këshillit, i ka thënë Bashës se nuk ka nevojë për ofiqe, pasi fytyrën e tij nuk ia jep as djalit të tij, dhe jo më Bashës.

“Nuk është 13 qershori për përplasje të inatit të njërit apo të tjetrit por për ta bërë PD-në partinë e vlerave. Para pak ditësh më është adresuar Basha duke thënë se reagimet e mia janë për shkak të hatërmbetjeve personale. Të them të drejtën jam ndier i lënduar sepse Basha më shumë se kushdo ai di fare mirë arsyet e angazhimit tim personal pasi ika nga detyra e presidentit. Kur më kërkoi të merrja detyrën i kam thënë se Nishani është ai që ka qenë dhe s’ka nevojë për ofiqe. Faqen dhe fytyrën time s’ja jap askujt as tim biri, jo Bashës. Synimi im i rikthimit është se e kam pasur më të madhe se Basha karrigen, por kam pasur një bindje se mund ti shërbeja PD si një avokati publike.

Se është bërë tezë kjo, pse s’ke folur më përpara. Pas marrëveshjes së 5 qershorit kur ra dakord për ndryshimet në Kod, ju kanë thënë të gjithë në kryesinë e PD. Duhet të keni parasysh diçka, që deri kur Rama të jetë në kryeministri, do të bëjë procese mashtrimi, s’do kurohet ndonjëherë. Sot po flasim për masakër zgjedhore dhe bie dakord. A është e vërtetë që blihet dhe shitet vota? Po. Ka një blerës dhe shitës, unë dua të analizoj shitësin. S’janë të gjithë shqiptarët që e shesin votën. Mua më rezulton se ai që e shet votën në momentin e fundit thotë se Bujari dhe Editi s’kanë për të fituar gjë, të marrë 50 mijë lekëshin e të iki në shtëpi. Ka dhe nga ata që s’e shesin, por nuk hedhin votën”, tha Nishani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img