Tirana
few clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
1.5kmh
20 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Bujar Nishani: Edi Rama kreu një akt të ulët, i hoqi bashkëshortes sime fondet e bamirësisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Republikës Bujar Nishani në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka ndërprerë fondet shtetërore që zonja e parë Odeta Nishani përdorte për bamirësi.

Në intervistën e fillimit të vitit, Presidenti I vendit, ndërsa foli për informacionet që kishin ardhur nga SHISH për mbjelljen e kanabisit, emërimin e ambasadorëve apo anëtarëve të gjykatës së lartë, ka shfrytëzuar rastin për të folur edhe për këtë çështje.

“Rreth 8 muaj më parë qeveria ka ndëprerë fondet që bashkëshortja ime në cilësinë e zonjës së parë të bënte bamirësi”, nënvizoi Nishani. “Është një akt i ulët,- tha ai,- që thjesht dëmton ata njerëz që kanë nevojë duke dhënë disa shmebuj që më parë me këto bamirësi ishin shpëtuar jetë njerëzish.

Ai lëshoi edhe një alarm që sipas tij vjen nga një raport që i ka bërë SHISH lidhur me përgatitjen e grupeve kriminale për kultivimin e ri të parcelave të kanabisit në vend. “SHISH më ka raportuar se kohët e fundit në Shqipëri janë futur disa tonelata farë të bimës së kanabisit për tu përdorur në sezonin e mbjelljes”. Presidenti Nishani e cilësoi këtë si një alarm kombëtar dhe që duhet të ngrejë në këmbë të gjitha institucionet ligjzbatuese sidomos policinë. Sipas Nishanit këtë informacion e ka edhe policia e shtetit.

Gjatë analizës për ushtrimin e detyrës Nishani për herë të parë pranoi publikisht se ka gabuar për emërimin e disa gjyqtarëve të gjykatës së lartë dhe të disa ambasadorëve. Jam ndjerë i zhgënjyer sepse kisha prishtmëri për punën e tyre por kjo gjë nuk ka ndodhur dhe pranoj se kam gabuar në emërimin e tyre. Edhe pse gazetarit Qafoku këmbënguli për të bërë publike emrat Nishani nuk pranoi ta bënte këtë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img