Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Bujar Nishani akuza të forta për Bashën: Gënjeshtar! Këshilli Kombëtar nuk e votoi datën e zgjedhjeve të PD-së, as Kryesia nuk votoi unanimisht

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani, ka hedhur akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Ai u shpreh në Vizion Plus se Basha gënjeu kur njoftoi se Këshilli Kombëtar e ka votuar unanimisht datën e zgejdhjeve të 13 qershorit. Sipas Nishanit, Këshilli Kombëtar nuk u lejua nga Basha dhe Gazment Bardhi, pasi ata thanë se vendimi i takonte vetëm Kryesisë së PD.

Por Nishani tha se edhe Kryesia nuk e votoi unanimisht 13 qershorin, pasi Tomorr Alizoti abstenoi, ndërsa Oerd Bylykbashi dhe Enkelejd Alibeaj u shprehën se ajo datë nuk ishte e drejtë.

“Lulzim Basha gënjën edhe veten e tij kur nuk ka kë të gënjejë tjetër. Njoftoi se Këshilli Kombëtar e ka votuar unanimisht datën e zgjedhjeve, por kjo nuk është e vërtetë. Këshilli nuk e ka votuar fare sepse Basha dhe Gazment Bardhi thanë se ky vendim nuk i përket Këshillit, por Kryesisë. Por edhe Kryesia nuk e votoi unanimisht, pasi Tomorr Alizoti abstenoi, ndërsa Oerd Bylykbashi dhe Enkelejd Alibeaj thanë se aajo datë nuk ishte e drejtë”, tha Nishani.


Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img