Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bujar LESKAJ nuk ikën nga KLSH pa bërë bilancin e 8 viteve dhe nxjerr shifrën SHOKUESE të auditimeve: 6.2 MILIARDË EURO dëm shtetit (RAPORTI I PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Bujar Leskaj, kreu i KLSH

Bujar Leskaj qendroi 8 vite në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit për t’ia lënë tanimë, mesa duket, vendin Arben Shehut i cili pret ‘OK’ e Kuvendit.

Mirëpo, para ikjes, Leskaj ka bërë një bilanc të detajuar me shifra e grafiqe të punës së institucionit që ai drejtoi.

Për hir të së vërtetës, shifra e dëmit ndaj shtetit të kontatuar nga KLSH, është shokuese, raporton newsbomb.al.

Kështu, nga auditimet e ushtruara përgjatë 8 viteve, 2012-2019, KLSH ka konstatuar:

A. Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 254 miliardë lekë ose 2 miliardë euro.

B. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në fushën e të ardhurave dhe shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve, si dhe shkelje të disiplinës buxhetore lidhur me likujdimin e shpenzimeve, keqmenaxhimin e fondeve të programuara, në shumën totale prej 521 miliardë lekë, afërsisht 4.2 miliardë euro.

Në total KLSH ka konstatuar shkelje në shumën 774 miliardë lekë ose 6.2 miliardë euro.

Në 8 vitet (2012-2019) nga KLSH është zbuluar afërsisht 254 miliardë lekë dëm ekonomik ose 5,4 herë më  shumë se dëmi ekonomik i zbuluar në 10 vitet 2002-2011, i cili llogaritet 47.4 miliardë lekë. 

RAPORTI I PLOTË:

Slide1.PNGSlide2.PNGSlide3.PNGSlide4.PNGSlide5.PNGSlide6.PNGSlide7.PNGSlide8.PNGSlide9.PNGSlide10.PNGSlide11.PNGSlide12.PNG

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese