Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
51 %
5.7kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
37 °
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Bujar Asqeriu i pikëlluar për humbjen e aktorit: Ikën dhe Guljem Radoja. Artistët pakësohen dita ditës, vetëm politikanët…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ndarja nga jeta mëngjesin e sotëm e artistit të mirënjohur Gulielm Radoja ka pikëlluar familjarët, por edhe miqtë, kolegët e të afërmit e tij.

Aktori Bujar Asqeriu ka reaguar për ikjen nga kjo botë të mikut të tij, teksa shprehet se artistët ikin dita ditës duke u pakësuar, ndërsa shkruan me ironi se vetëm politikanët nuk pakësohen në vendin tonë.

“Ndërron jetë edhe një tjetër Artist. Ikën dhe Gulielm Radoja. Artisët ikin dita ditës..! Dhe pakësohen dita ditës..vetëm politikanët nuk pakësohen në vendin tonë”, shkruan aktori Bujar Asqeriu në Facebook. 

Kujtojmë se disa prej artistëve i bënë apel shtetit për dërgimin e aktorit jashtë vendit, për një kurim më të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore nga Covid-19. Por asnjë nga instancat e larta nuk iu përgjigj kërkesës së tyre.

Ndonëse Gulielm Radoja dhe Bujar Asqeriu nuk patën patën fatin të interpretojnë së bashku në një film, ndarja nga jeta e aktorit Radoja ishte pikëlluese për të. 

Gulielm Radoja u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në spitalin “Shefqet Ndroqi”  aty ku prej dy ditësh ndodhej në intubim për shkak të gjendjes së tij shëndetësore të përkeqësuar nga Covid-19.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img