Banka e Shqipërisë ka vendosur miratimin e tematikës së kartëmonedhës shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10000 lekë (njëqind mijë lekë).
Kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si HIMNI I FLAMURIT “ Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”.
Krahas kësaj, u miratuan tekstet shoqëruese që lidhen me emrin e bankës, vlerën nominale, si dhe u miratuan përmasat e kartëmonedhës, thuhet në njoftimin e bankës së Shqipërisë.