Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Enj
28 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Brukseli i prerë: Reformat, lufta kundër krimit dhe korrupsionit e vetmja rrugë e Shqipërisë drejt BE-së

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

50b7401af10d83eea735e1afa41027e7

Implementimi i reformave është e vetmja mënyrë që Shqipëria të jetë në gjendje të nisë bisedimet e pranimit në Bashkimin Europian verën e ardhshme.

Kjo u deklarua sot nga Drejtori i Përgjithshëm për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielsson.

Sipas zyrtarit të BE, zbatimi i reformës në sistemin e drejtësisë dhe lufta kundër krimit do të konsiderohen si hapa kyçe në këtë proces.

“Ka ardhur koha që Shqipëria të marrë vendime strategjike, të cilat do të kenë ndikim në gatishmërinë e saj për të filluar negociatat me BE. Unë e di se duhet të merren disa vendime. Ne presim reformat e nevojshme për të ecur përpara. Zbatimi i reformës gjyqësore dhe procesi i verifikimit janë shumë të rëndësishme. Ne gjithashtu i kushtojmë një rëndësi të veçantë ka krijimit të institucioneve të reja të drejtësisë. Duhet të ketë gjithashtu rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit “, tha Danielsson.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img