Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
58 %
0.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
29 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Brukseli i pavendosur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Johannes HAHN shprehet qartë: Nuk duam çelje të menjëhershme të negociatave

spot_img

Lajme të ngjashëm

5cecd34e5498a1ed48925c6adb79163a

Komisioneri për Zgjerim i BE-së Johannes Hahn u bën thirrje të gjitha vendeve të BE-së që të vendosin pozitivisht për hapjen e negociatave për integrim në tregun e përbashkët europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por jo në mënyrë të menjëhershme.

 

Në një konferencë me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev në selinë e përbashkët të institucioneve të BE-së Berlaymont në Bruksel, zyrtari i lartë europian shton se nuk kërkohet çelja e bisedimeve brenda javës për dy vendet e Ballkanit Perëndimor. Hahn këmbëngul që të vazhdojë proçesi i zgjerimit, pasi nëse pengohet, kjo do të cënonte kredibilitetin e BE-së në vendet e Ballkanit.

‘’Uroj të ketë një marrëveshje për të bindur vendet skeptike. Bëhet fjalë për bashkëjetesën në Europë të këtyre vendeve. Maqedonia mund të bëhet një anëtare e mirë e BE-së dhe kjo mund të jetë një shenjë e mirë për vendet e tjera që po ndërmarrin reforma. Nuk duam të humbasin asnjë kredibilitet në asnjë vend të botës. E përsëris, nuk kërkojmë çeljen e menjëhershme të bisedimeve. U kërkoj liderëve të japin dritën jeshile. Do të bisedojmë me liderët e tjerë të BE-së për të pëmirësuar metodologjinë tonë. Por duhet të vazhdojmë me proçesin e zgjerimit. Kjo do të cënonte kredibilitetin tonë të vendet e tjera’’, u shpreh Johannes Hahn.

Më shumë

spot_img