Hapësire reklamuese

Aktualitet

Brizida Gjikondi: Shqiptarë të dëshpëruar dhe drejtësi “skuthe” në Shqipërinë e 2022-it

Shkruar nga Newsbomb
Brizida Gjikondi: Shqiptarë të dëshpëruar dhe drejtësi

Aktivistja e Shoqërisë Civile Brizida Gjikondi thotë se në vendin tonë klasa politike fsheh krimet e ndërsjella dhe se askush nuk ka proceduar penalisht ndaj njëra tjetrës, pasi ata janë bashkë.

Shqipërinë e 2022 ajo e përmbledh me 3 elementë si: “drejtësi skuthe, Polici e paaftë dhe shqiptarë të dëshpëruar”.

Postimi i Brizida Gjikondit:

Si mos ikin shqiptarët ?!

Si mos tremben investitoret e huaj ?!

Si mund te behemi pjese e BE'së ne ?!

Kjo klase politike, amniston dhe fsheh krimet e ndersjellta me rotacion sic kane me rotacion mafiozet e mediave dhe biznesit.

Askush asnjehere as majtas as djathtas nuk ka proceduar penalisht ndaj njera tjetres, sepse thelle thelle jane bashke me prova, fjalet, tensionin dhe ankthin permanent e kane vetem per shqiptaret, zhvatjen, nenshtrimin dhe nxirjen e jetes se tyre !

Ndaj ne jemi sot ketu ku jemi !

Shohim tmerr me sy ne dhe femijet tane !

Drejtesi skuthe !

Polici e paafte !

Shqiptarë të dëshpëruar !

Skaner 08.01.2022

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu