Këngëtarja e njohur amerikane, Britney Spears ka njoftuar se pret fëmijën e saj të parë me të fejuarin Sam Asghari.
Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja në një postim në Instagram duke u shprehur e emocionuar.
“Kam humbur kaq shumë peshë për të shkuar në udhëtimin tim në Maui… Mendova … çfarë ndodhi me stomakun tim???” shkruan Spaears në Instagram. “Burri im tha “Jo, je shtatzënë budallaqe!!!” “Kështu që bëra një test shtatzënie … dhe uhhhh mirë … po pres një fëmijë!”, shkruan Spears.
Spears, e cila ka dy fëmijë të tjerë me ish-bashkëshortin e saj Kevin Federline, tha se do të dalë më pak gjatë shtatzënisë në përpjekje për të shmangur vëmendjen e paparacëve. Ajo gjithashtu zbuloi se kishte depresion para lindjes në të paktën një nga shtatzënitë e saj të kaluara, por është mirënjohëse për destigmatizimin e saj.