Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
49 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
31 °
Pre
32 °
Sht
30 °
Die
29 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

Britney Spears ndan me ndjekësit lajmin e hidhur, aborton fëmijën e saj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Këngëtarja me famë botërore, Britney Spears ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e hidhur. Britney Spears ka njoftuar se ka pësuar një abort, një muaj pasi zbuloi shtatzëninë e saj.

Këngëtarja u tha ndjekësve të saj në Instagram se ajo dhe partneri Sam Asghari kishin humbur fëmijën që do ishte një mrekulli.

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se kemi humbur fëmijën tonë mrekullibërës herët në shtatzëni. Kjo është një kohë shkatërruese për çdo prind. Dashuria jonë për njëri-tjetrin është forca jonë. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi të zgjerojmë familjen tonë të bukur” tha ajo.

Kjo humbje e këngëtares vjen disa muaj pasi ajo i shpëtoi një marrëveshjeje ligjore që i dha babait të saj kontroll mbi shumë aspekte të jetës së saj, duke përfshirë shëndetin e saj riprodhues.

40-vjeçarja, ka dy djem adoleshentë me partnerin e parë, pork a shprehur shpesh dëshirën që do të zgjerojë familjen me partnerin Asghari.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img