Britanikët të paduruar, dynden te berberët që në mesnatë

Publikuar tek: bota, më 14:13 04-07-2020 Britanikët të paduruar, dynden te berberët që në mesnatë Britaniket duke pritur radhen te berberet

Pas më shumë se 3 muajsh në karantinë, berberët dhe sallonet e bukurisë në Britani janë lejuar të rifillojnë aktivitetin e tyre.

Kjo ka bërë që britanikët të mos presin mëngjesin për të prerë flokët, por kanë shkuar për të mbajtur radhën që në mesnatë, për të shmangur radhët e gjata gjatë ditës.

Nga dita e sotme në Britani do të mund të rifillojnë aktivitetin e tyre edhe baret dhe restorantet, ndërsa qytetarët e kanë konsideruar këtë 4 korrik si "super e shtuna".

Kryeministri Boris Johnson u ka bërë thirrje njerëzve që të tregohen të përgjegjshëm dhe të respektojnë distancimin social, në mënyrë që të mos kthehet piku i infeksioneve nga koronavirusi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022481918334961
array(1) { ["section"]=> string(62) "britaniket-te-paduruar-dynden-te-berberet-qe-ne-mesnate-212806" }