Hapësire reklamuese

Bota

Britanikët kanë shpikur lazerin e frikshëm, i pret metalet si thika në gjalpë (Video)

Shkruar nga Newsbomb

Plot 30 milion paund iu akorduan Ministrisë Britanike të Mbrojtjes për projektin “Dragonfire” për ndërtimit të një lazeri aq të fuqishëm sa do të shkrijë metalet për pak sekonda, dhe testimet e para janë mbresëlënëse.

Sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes, lazeri do jetë alternativë e raketave për të rrëzuar dronë, prerë kabinat e avionëve luftarakë, anijeve apo edhe autoblindave, shkruan Newsbomb.al.

Testi i parë ka qenë sa mbresëlënës aq edhe i frikshëm, rezja jeshile e lazerit ka arritur të shkrijë metalin dhe të depërtojë përmes një predhe murtajë 82mm në vetëm pak sekonda.

Në fotot e postuara duket vrima përmes murtajës dhe metali i shkrirë në tokë. /Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu