Britania është vendi i parë që miratoi vaksinën përforcuese kundër dy varianteve të Covid.
Autoritetet e Shëndetësisë në Britani theksuan se vaksina e parë përforcuese e COVID-19 është miratuar nga Autoriteti Rregullator i Barnave në Mbretërinë e Bashkuar.
Vaksina e personalizuar e COVID-19 e prodhuar nga kompania Moderna, synon të mbrojë nga dy variante të ndryshme të koronavirusit, vaiantit Delta dhe atij Omicron.
“Një version i përditësuar i vaksinës COVID-19 i bërë nga Moderna që synon dy variante të koronavirusit (i njohur si një vaksinë “bivalente”) u miratua sot për doza përforcuese tek të rriturit nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA), pasi u miratua rezultoi se plotëson standardet e sigurisë, cilësisë dhe efektivitetit të autoritetit rregullator të vendit”, njoftoi ministria e Shëndetësisë.