Hapësire reklamuese

Bota

Britania shënon numrin më të lartë të infektimeve që nga fillimi i pandemisë, raportohen rreth 61 mijë raste të reja, vijojnë shifrat e larta edhe në Itali

Shkruar nga Newsbomb

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 60,916 raste të reja me koronavirus.

Për shkak të rritjes rekord të numrave të të infektuarve, sot u rikthye edhe bllokimi total për herë të tretë.

Po ashtu janë raportuar edhe 830 viktima në 24 orë.  Kujtojmë se 29 Dhjetori shënoi ditën më të lartë të vetme për infeksionet, por për shkak të periudhës festive kishte një vonesë në regjistrim.

Edhe Italia vijon të ketë një numër të lartë të personave të infektuar. Në 24 orët e fundit janë raportuar 15,378 raste të reja dhe 649 viktima nga koronavirusi.

Që nga fillimi i pandemisë 76,329 pacientë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin në Itali.

Sondazh

Poll