Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Britania shënon ditën më VDEKJEPRURËSE që nga fillimi i pandemisë, raportohen mijëra raste të reja në 24 orë

spot_img

Lajme të ngjashëm

1b2bc4d553d80b32dc3534b92be8fcb5

Britania regjistroi sot një rekord prej 1,610 vdekjesh të reja nga koronavirusi, duke shënuar kështu ditën më vdekjeprurëse që nga fillimi i pandemisë.

Numri i të vdekurve sot shënon një rritje 30 për qind nga 1,243 vdekje të raportuara javën e kaluar.

Kjo është hera e tretë brenda një muaji që Britania ka regjistruar një numër rekord të viktimave ditore, ndërsa kombi lufton me llojin super-infektiv të Kentit dhe spitalet janë mbingarkuar. Dita më e errët në pandemi ishte 13 janari, kur virusi vrau 1,564 njerëz në një periudhë të vetme 24-orëshe.  

Ditën e sotme u raportuan 33,355 raste të reja me koronavirus. Pavarësisht kufizimeve dhe bllokimit të Britanisë së Madhe shifrat vijojnë të mbesin të larta.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img