Britania e Madhe nuk do të paguajë faturën prej 100 miliard euro për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, kështu u shpreh sekrtari anglez për çështjen e “brexit”, David Davis. Këtë qëndrim të Britanisë Davis e bëri të ditur gjatë një emisioni televiziv, ku shtoi se Britania i ka shlyer të gjitha detyrimet e saj, ndërsa BE, jo.
“Këto nuk janë negociata. Ata kërkojnë se çfarë duan dhe ne kërkojmë atë që duam ne,” u shpreh David Davis.
Ndërkohë, BBC bëri të ditur se nga ana e tyre zyrëtarët e Bashkimit Evropian nuk do të hyjnë në asnjë negociatë pa u paguar fatura 100 milion euroshe nga Britania.