Hapësire reklamuese

Bota

“Britania që votuam për të qëndruar nuk ekziston më”, skocezët përgatiten për pavarësi

Shkruar nga Newsbomb

Britania e Madhe (BM) për të cilën Skocia votoi për të ndenjur në vitin 2014 nuk ekziston më, deklaroi sot Nicola Sturgeon, kryeministrja e Skocisë, pasi theksoi se një referendum i ri mbi pavarësinë është shumë i mundshëm tani që britanikët votuan për të dalë nga BE-ja.

“Do të bëj gjithçka për të mbrojtur interesat e skocezëve”, deklaroi Sturgeon për BBC-në.

Ndryshe nga anglezët, skocezët votuan në maxhorancë për të ndenjur në BE dhe sondazhe të publikuara sot tregojnë se do të votojnë për pavarësinë e Skocisë në rast të një referendumi.

“Nuk është një përsëritje e referendumit të 2014. Konteksti dhe rrethanat kanë ndryshuar krejtësisht”, shtoi shefja e Partisë Nacionaliste Skoceze (SNP).

Në vitin 2014, skocezët votuan në masën 55% për të qëndruar në Britaninë e Madhe.

Por sipas një sondazhi të “Panelbase” për “Sunday Times”, rreth 52% janë të gatshëm të votojnë pro pavarësisë sot.

Sipas një sondazhi tjetër të realizuar nga “ScotPulse”, 59% e skocezëve do të votonin për pavarësi.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.