Hapësire reklamuese

Bota

Britania paguan 5,000 paund për çdo influencer që bën thirrje të mos shkohet në Angli

Shkruar nga Newsbomb

Qeveria po i kthen syte tek yjet e Tiktok për të ndihmuar në reduktimin e numrit të anijeve të vogla që hyjnë në Britani, me influencarët e huaj që do të paguhen nga 5 mijë paund për tu treguar ndjekësve të tyre që të mos shkojnë në Britani.

Influencerat në Shqipëri, Irak, Egjipt dhe Iran mund të afrohen nga Home Office për të ndihmuar në planin e tyre për një film publik informativ modern. Shpresohet që videot e Tik Tok do të shënjestrojnë grupet që janë më të kapshme nga trafikantët e qenieve njerëzore.

Madje, në faqen e parë të ditës së sotme të Metro.co.uk është pikërisht një nga influencerat, blogeri Ben dhe një shoqe e tij që janë veshur me kostumin tradicional shqiptar, dhe kjo foto është në faqen e parë të gazetës, që është ndër të vetmet që po i mbijeton print medias në Britani.

[gallery columns="2" size="large" ids="787216,787217"]

Qeveria ka hequr mënjanë 100 mijë paund për këtë projekt dhe është pjesë e fushatës së 1 milionë paundëve që ka hedhur për këtë fushatë.

Influencerat do të paguhen që ti tregojnë audiencës së tyre se me cfarë do të përballen emigrantët të deportuar në Ruandë ose ata nuk do të mund të punësohen dot, sipas Times.

Kompania private Multicultural Marketing Consultancy është kontraktuar nga Home Office për të gjetur yjet e TikTo që mendojnë se do të përfshihen në këtë fushatë.

Një reper shqiptar, i quajtur si “Omg Dioh” është selektuar si një kandidat i mundshëm sepse ai përdor platformën për të influencuar dhe edukuar më të rinjtë që të punojnë fort dhe të ndjekin ëndrrat e tyre.

Komediani Roxhi Dibran që ka 150,000 followers është afruar gjithashtu në këtë fushatë.

Një zyrtar i Home Office tha: trafikantët e njerëzve në mënyrë të shpeshtë përdorin socialmedia për të gjeneruar gënjeshtra dhe për të promovuar aktivitetin e tyre kriminal dhe është shumë vitale që të përdorim të njëjtat platforma që të informojmë emigrantët për të vërtetën rreth kalimit të kanalit dhe ardhjes në UK në mënyre ilegale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese