Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Britania “non –grata” biznesmenë e politikanë shqiptarë, reagon Alibeaj: Kjo konfirmon të gjitha denoncimet e PD

Shkruar nga Newsbomb
Britania “non –grata” biznesmenë e politikanë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejda Alibeaj, ka reaguar lidhur me shpalljen “non grata”nga Britania e Madhe për 27 politikanë dhe biznesmenë në botë dhe nga Ballkani Perëndimor, mes tyre edhe nga Shqipëria.

Alibeaj thotë se kjo konfirmon qartë të gjitha denoncimet që ka bërë PD, para gjatë dhe pas procesit të 25 prillit.

Postimi i Alibeajt:

Konfirmimi më i qartë i të gjithë denoncimeve tona, para gjatë dhe pas procesit të 25 prillit. 

“Mbështetja që disa personazhe publike marrin nga kriminelët në këmbim të korrupsionit mbyt zërin e popullit shqiptar.

Siç tregon raporti i OSBE-së për monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, blerja e votave dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdojnë të jenë një problem madhor në politikën shqiptare. Për sa kohë që politikanët janë në gjendje të punojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe frikësuar votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë. Tani nevojiten ndryshime të mëtejshme dhe reforma zgjedhore.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni në Shqipëri – dhe më gjerë në rajon – nënkuptojnë gjithashtu se shuma të mëdha fondesh shtetërore, të mbledhura nga taksapaguesit e zakonshëm, nuk arrijnë kurrë në shkollat, spitalet dhe rrugët që shqiptarëve u duhen për të ndërtuar një shoqëri të shëndetshme dhe të begatë.”

I dërguari special i kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll