Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Britania njofton masa radikale për të ulur migrimin e ligjshëm

Shkruar nga Newsbomb
Britania njofton masa radikale për të ulur migrimin e ligjshëm

Britania e Madhe ka njoftuar masa radikale për të ulur emigracionin e ligjshëm në vend.

Euroaktiv shkruan se autoritetet britanike njoftuan planet për të ulur numrin e emigrantëve që mbërrijnë me rrugë legale, të hënën e 4 dhjetorit, duke rritur pagën minimale që duhet të fitojnë me një punë të kualifikuar.

Shifrat muajin e kaluar treguan se migracioni vjetor neto në Mbretërinë e Bashkuar arriti një rekord prej 745.000 personash në vitin 2022. Sipas të dhënave zyrtare është rritur numri i migrantëve që vijnë nga vende si India, Nigeria dhe Kina.

Sekretari i Brendshëm (ministri i Brendshëm) James Cleverly tha se masat e reja mund ta ulin numrin, duke e çuar deri në 300,000.

“Emigracioni është shumë i lartë. Sot ne po ndërmarrim veprime radikale për ta uluar atë”, tha Sunak, i cili gjithashtu po përpiqet të dëbojë emigranët që mbërrijnë ilegalisht në Ruanda.

Ai tha se qeveria do të rrisë pragun e pagës minimale për punëtorët e huaj të kualifikuar në 38,700 paund (48,900 dollarë), nga niveli aktual prej 26,200 paund, megjithëse punonjësit shëndetësorë dhe socialë do të përjashtohen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese