Britania miraton planin 100 milion stërlina për ndërtimin e satelitit post-Brexit

Publikuar tek: bota, më 11:15 28-08-2018 Britania miraton planin 100 milion stërlina për ndërtimin e satelitit post-Brexit Theresa May

Kryeministrja e Anglisë, Theresa May ka miratuar planin për ndërtimin e satelitit post-Brexit, i cili kushon 100 milion stërlina.                

Ky plan vjen pas lajmeve se Brukseli do të ndalojë Britaninë e Madhe nga navigimi i sistemit satelitor Galileo pas Brexit.

Sistem i ri satelitor do të ketë me më shumë teknologji duke u mbështetur në sistemet GPS, të cilat janë jetike që Mbretëria e Bashkuar të ketë qasje në satelitët më të mirë për të lulëzuar ekonomikisht.


Më parë këtë verë u përfol se disa ministra po kërkonin fonde për të filluar punën mbi mundësinë e një sistemi satelitor, edhe pse Anglia ka investuar më shumë se 1 bilion stërlina për ndërtimin e satelitit Galileo, i cili do të vihet në funksion në vitin 2020.

Shefi ekzekutiv i Agjencisë Hapësinore të Mbretërisë së Bashkuar, Graham Turnock, është shprehur se ekziston frika që Britania e Madhe mund të largohet dhe nga sistemet evropiane satelitore duke përfshirë Programin e Vëzhgimit të Tokës së Kopernikut, i cili koordinohet dhe menaxhohet nga Komisioni Evropian.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U tha shokëve se ishte homoseksual, 9-vjeçari vret veten
16 vjeçari nxjerr sytë nga vendi pasi pa ‘Tom and Jerry’ »
Article Logic
Execution time: 0.012701034545898
array(1) { ["section"]=> string(88) "britania-miraton-planin-100-milion-sterlina-per-ndertimin-e-satelitit-post-brexit-132413" }