Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
34 %
6.7kmh
0 %
Hën
17 °
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
21 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Britania mendon të ashpërsojë masat për udhëtarët: 14 ditë karantinë kush fluturon drejt Mbretërisë, 1 mijë paund gjobë ose dëbim për ‘të pabindurit’

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b7a4178aaaeb856c6b19adaece275dc0

Kur të gjitha bota po mendon të shpëtojë turizmin dhe të hapë sa më parë aeroportet për të pritur turistët dhe udhëtarët e parë, Britania e Madhe po mendon për hapje me masa të rrepta.

Siç raporton Metro, autoritetet vendase po mendojnë të aplikojnë karantinë 14 ditore, të detyrueshme, për të gjithë udhëtarët dhe turistët që do të fluturojnë drejt ishullit. Për masat e reja të hapjes, pritet që kryeministri Boris Johnson t’ju flasë britanikëve nesër.

Udhëtarët që do të zbresin në aeroportet britanike do të plotësojnë adresat e sakta të vendit ku do të qëndrojnë për 14 ditë, dhe në rast se thyejnë rregullat do të gjobiten me 1 mijë paund, ose më e keqja do të dëbohen. Ndërkohë, The Times raporton se këto masa do të jenë të vlefshme vetëm për britanikët që kanë mbetur në shtete të tjera për shkak të pandemisë dhe me hapjen e aeroporteve duan të kthehen në vendin e tyre.

Mediat vendase shkruajnë se Mbretëria e Bashkuar është praktikisht i vetmi vend në botë që nuk kryen kontrolle shëndetësore në aeroporte ose kufizon kush mund të hyjë në vend. Në një kohë kur disa vende tashmë kërkojnë izolim 14 ditor, të tjerë kanë ndaluar të huajt nga pikat e nxehta të virusit ose të mbyllin kufijtë e tyre krejtësisht. /NEWSBOMB.AL

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img