Ish-politikani Yevhen Murayev, të cilin Britania e quajti si të zgjedhurin e Kremlinit për të qeverisur Ukrainën pas një sulmi ushtarak, ka reaguar në Facebook duke thënë se vendi ka nevojë për lider të ri.
Më herët, Murayev hodhi poshtë pretendimet e Britanisë përmes një postimi në Facebook, ku ai bëri thirrje për t’i dhënë fund ndarjes së Ukrainës në politikanë pro-perëndimorë dhe pro-rusë.
“Koha e politikanëve pro-perëndimorë dhe pro-rusë në Ukrainë ka ikur përgjithmonë”, tha ai.
“Ukraina ka nevojë për politikanë të rinj, politika e të cilëve do të bazohet vetëm në parimet e interesave kombëtare të Ukrainës dhe popullit ukrainas.”