Tirana
scattered clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
16 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Britania e Madhe “merr frymë” lirisht, heq sot të gjitha kufizimet anti-Covid-19

spot_img

Lajme të ngjashëm

Anglia ka hequr këtë të hënë pothuajse të gjitha kufizimet e ndërmarra në kuadër të masave anti-Covid-19, ndonëse numri i të infektuarve është rritur së fundmi për shkak të variantit Delta. Kjo ditë e lirimit të masave në Britani po konsiderohet Dita e Lirisë.

Duke filluar nga sot në Britani nuk do të ketë kufizime se sa persona mund të takohen dhe të jenë pjesë e organizimeve, përfshirë klubet e natës. Vendosja e maskës do të rekomandohet në disa hapësira publike, por nuk do të kërkohet me ligj.

Në një material të publikuar të dielën pasdite në Twitter, kryeministri Boris Johnson shkruante se është “momenti i duhur” për të jetësuar fazën finale të heqjes së masave. “Nëse nuk bëjmë diçka të tillë tani, ne duhet ta pyesim veten se kur do ta bëjmë?”, u është drejtuar Johnson qytetarëve britanikë.

Masat e zbatuara për 17 muaj, janë hequr disa orë pasi kryeministri britanik, Boris Johnson dhe shefi i Thesarit, Rishi Sunak, kanë bërë të ditur se do të vetëizolohen pas kontaktit me Sekretarin britanik për Shëndetësi, Sajid Javid më 16 korrik, i  cili rezultoi pozitiv me koronavirus.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img