Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
21 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Britania e Madhe i dhuron Policisë së Shtetit 3 pajisje për detektimin e lëndëve narkotike, Ardi Veliu: Përdorimi i tyre do sjellë rritjen e sigurisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Forcat Kufitare të Britanisë së Madhe i kanë dhuruar Policisë së Shtetit, 3 pajisje për detektimin e lëndëve narkotike dhe të substancave të tjera të rrezikshme.

Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shteti i pranishëm ka qenë Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, i cili i ka falenderuar përfaqësuesit e Forcave Kufitare të Britanisë së Madhe, për dhurimin e pajisjeve të cilat do të shërbejnë për kryerjen e kontrolleve shtesë në zonat ku operon Policia Kufitare.

 Ai ka theksuar se përdorimi i tyre do të sjellë rritjen e sigurisë dhe identifikimin e saktë të dograve e substancave të tjera kimike që zbulohen në pikat e kalimit kufitar.

Gjithashtu, Veliu ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Britanisë së Madhe, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar.

Drejtori i Forcave Kufitare Ndërkufitare Ndërkombëtare Nick Fowler ka theksuar se dhurimi i këtyre pajisjeve është një tregues i bashkëpunimit të mirë mes dy vendeve dhe se këto pajisje që nuk kanë qenë ndonjëherë më parë në përdorim nga Policia Kufitare do t’i shërbejnë modernizimit të bazës logjistike të shërbimeve të Policisë Kufitare për zbulimin dhe identifikimin e lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope, gjatë kontrolleve rutinë

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img