Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, në një intervistë për CNN, deklaroi se Mbretëria e Bashkuar është shumë e shqetësuar se Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë.
Ajo tha se ky do të ishte një gabim i rëndë nga Rusia, që do t'u shtohej gabimeve të tjera të rënda të bëra nga Vladimir Putin.
Ditën e djeshme edhe SHBA paralajmëroi se se Rusia mund të përdorë armë kimike, duke përdorur sërish një "operacion të rremë" për t'i përdorur.
"Ne e kemi parë Rusinë të përdorë këto armë më parë në fushat e konfliktit. Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar 'absolutisht beson se ka krime lufte që po kryhen' nga Rusia në Ukrainë", tha Truss.
Sondazh
Poll