Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Britania do të rrisë mbështetjen për Ukrainën në 2.5 miliardë paund

Shkruar nga Newsbomb
Britania do të rrisë mbështetjen për Ukrainën në

Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë 2.5 miliardë paund ndihmë ushtarake për Ukrainën gjatë vitit të ardhshëm, njofton kryeministri i Britanisë Rishi Sunak.

Kryeministri britanik bëri njoftimin gjatë një vizite që bëri sot në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Fondet e Britanisë për Ukarinën do të përdoren për blerjen e armatimeve si municione, raketa me rreze të gjatë si edhe pajisje të tjera për mbrojtjen ajrore dhe detare të Ukrainës, shkruan BBC.

Rishi Sunak, i cili vizitoi Ukrainën për herë të fundit 15 muaj më parë në nëntor 2022, tha: "Unë jam këtu sot me një mesazh: Mbretëria e Bashkuar nuk do të lëkundet. Ne do të qëndrojmë me Ukrainën në orët e saj më të errëta dhe në kohët më të mira që do të vijnë për ‘të."

Ai shtoi se “Mbretëria e Bashkuar është një nga partnerët më të afërt të Ukrainës, sepse Britania e pranon se siguria e Ukrainës është siguria e Britanisë”.

“Sot ne po shkojmë më tej, duke rritur ndihmën tonë ushtarake, duke dorëzuar mijëra dronë të fundit dhe duke nënshkruar një marrëveshje të re historike të sigurisë për t'i dhënë Ukrainës garancitë që i nevojiten për një afat të gjatë. Për dy vite, Ukraina ka luftuar me guxim të madh për të zmbrapsur një pushtim brutal rus. Ata janë ende duke luftuar, të palëkundur në vendosmërinë e tyre për të mbrojtur vendin e tyre dhe për të mbrojtur parimet e lirisë dhe demokracisë", tha kryeministri britanik.

Britania është donatori i dytë më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën pas Shteteve të Bashkuara, duke dhënë një total prej 3.3 miliardë dollarësh në vitet 2022 dhe 2023.

Vizita e kryeministrit Sunak erdhi disa orë pasi ushtritë britanike dhe amerikane ndërmorrën goditje masive kundër rebelëve Houthi në Jemen.

Shqetësimet për përshkallëzim të konflikit Izrael Hamas kanë larguar vëmendjen nga lufta e Ukrainës, një ndryshim që presidenti Volodymyr Zelenskyy po përpiqet ta përballojë përmes diplomacisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese