Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Britania dhe Franca nënshkruajnë marrëveshjen për të luftuar emigracionin e paligjshëm: 40% më shumë oficerë do të patrullojnë brigjet

Shkruar nga Newsbomb
Britania dhe Franca nënshkruajnë marrëveshjen për të

Britania dhe Franca ditën e sotme nënshkruan një marrëveshje të re të përbashkët për të luftuar emigracionin e paligjshëm.

Sekretarja e Brendhme e Britanisë Suella Braverman, ndodhet në Francë, ku ka nënshkruar marrëveshjen me ministrin e Brendshëm francez, Gérald Darmanin. Marrëveshja e re hedh themelet për një bashkëpunim më të thellë Britani-Francë për të trajtuar migracionin e paligjshëm.

Bëhet me dije se është rënë dakord që të shtohet me 40% numri i oficerëve që patrullojnë plazhet në francë, në mënyrë që të ndalojnë kalimin e emigrantëve me gomone drejt Britanisë.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndaluar njerëzit që bëjnë këto udhëtime të rrezikshme dhe për të goditur bandat kriminale. Kjo është një sfidë globale që kërkon zgjidhje globale dhe është në interesin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe asaj franceze që të punojnë së bashku për të zgjidhur këtë problem kompleks.

Nuk ka zgjidhje të shpejta, por kjo marrëveshje e re do të thotë se ne mund të rrisim ndjeshëm numrin e efektivëve francezë që patrullojnë plazhet në Francën veriore dhe të sigurojmë që oficerët e Mbretërisë së Bashkuar dhe francezët të punojnë krah për krah për të ndaluar kontrabandistët e njerëzve” tha Braverman.

Kjo marrëveshjemidis Francës dhe Britanisë së Madhe kushton deri në 72.2 milionë euro në 2022-2023. Ai do të forcojë sigurinë në porte për të ndihmuar në shtypjen e hyrjeve të paligjshme duke financuar investime në teknologjinë më të avancuar të mbikëqyrjes, dronët, ekipet e qenve zbulues , CCTV dhe helikopterë për të ndihmuar në zbulimin dhe parandalimin e kalimeve.

Gjithashtu do të shkojnë në mbështetjen e qendrave të pritjes dhe largimit në Francë për migrantët, udhëtimet e të cilëve në MB janë të penguara, për të penguar më tej përpjekjet për kalim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll