Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.6kmh
20 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Brisida Shehaj tregon arsyet: Ja pse vendosa të jem e 36-a në listën e LSI në Tiranë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

dcef10d5a66d2b8afa99aad956a5493a

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj tregon arsyet se përse vendosi që të kandidojë e fundit në listën e LSI për Tiranën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehaj duket e ndërgjegjshme se 36-a nuk është një vend i sigurtë për të fituar një mandat deputeti drejt parlamentit të pas 25 prillit, por beson te ajo që e quan “përmbysje e tavolinës” dhe që sipas saj realizohet përmes votës.

“Çmimi i fitores është i lartë, sidomos në vendin ku rregullat e lojës, arbitrin madje edhe tifozët në stadium i ndryshon njëra palë pa filluar ende ndeshja.

Por unë jam gati ta paguaj atë “çmim” me përkushtim e vullnet, sepse besoj ndryshimin, frymën që e mban gjatë dhe një Shqipëri më të mirë.

Ndaj hyj në zgjedhje si njëri nga shumë që punojnë për atë synim. As për një vend në parlamentin e përçudnuar, e as për të siguruar të ardhmen time politike.

Ndaj vendosa me bindje qysh në fillim të jem e 36-a në listën e LSI për Tiranën. Asnjë arsye që mund të ngjajë llogjike, nuk do t’i lejoja vetes të më mbante në vend të sigurtë në listë, sepse për mua kjo nuk është lojë shahu, siç po e zgjidh në tavolinë Rilindja që njoha herët. Ika prej saj e vendosur, gjithmonë e sigurt për zgjedhjen time, po aq e bindur se fitoren e kanë në dorë shqiptarët, jo manovrat e të humburve, raporton newsbomb.al. Nëse nuk na pëlqen si është shtruar tryeza, duhet përmbysur. Dhe këtë e bën veç vota, përballë saj do jem e 36-a në listë”, shkruan Shehaj.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img