Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Brisida Shehaj pranon se ka menduar dorëheqjen: Te PD kam një të preferuar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

12e2f3f9e8d59effc571bb52466d08be

Drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj ka një të preferuar brenda Partisë Demokratike. E pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga se kë nga femrat demokrate vlerësonte, Shehaj ka thënë emrin e deputetes Majlinda Bregu.

Mënyra se si shprehet apo aksioni kundër komenteve abuzive në portale dhe rrjetet sociale, janë ato që kanë ndikuar te Shehaj për të krijuar një mendim pozitiv për ish-ministren e Integrimit.

“Respektoj shumë zonjën Bregu për mënyrën se si shprehet. Më ka pëlqyer edhe kauza për komentet dhe mënyrën se si komentohet në rrjetet sociale”, ka thënë Shehaj për “Dritare”.

Më pas Shehaj ka thënë se në fillim e ka menduar dorëheqjen nga posti që mban për shkak të sulmeve, por tashmë kjo periudhë dobësie për të ka kaluar.

Unë mora një detyre që të bëj një sistem të mirë për të gjithë shqiptarët. Jam sulmuar shumë pasi jemi një shoqëri maskiliste. Shumë herë e kam menduar dorëheqjen prej sulmeve që kam marrë por tani nuk mendoj fundin, por të bëj reforma”, ka thënë ajo.

Lexo edhe: Surprizon Brisida Shehaj, transformim rrënjësor në pamje (Foto)

Më shumë

spot_img
spot_img