Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
24 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Brisida Shehaj: Partia e Lirisë do të publikojë fakte të tjera për aferën e inceneratorëve, si u morën 3 kredi…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia e Lirisë ka dalë këtë të martë në një deklaratë për medie, duke bërë bërë sot të tjera denoncime, të cilat i cilëson fakte të reja sa i takon abuzimeve me çështjen e inceneratorëve.

Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit Brisida Shehaj tha se kompanitë koncesionare kishin marrë kredi prej miliona dollarësh menjëherë pasi kishin firmosur kontratën me shtetin. Sipas saj garancia mbi këtë kredi ishte vetë kontrata e firmosur me shtetin shqiptar, duke lënë peng pagesat që merrnin nga shteti.

“Sot do bëjmë publike një pjesë të dokumentacionit për inceneratorin e Fierit. Bëhet fjalë për tre kompnonentë. E para është vendmimmarrja e kompanisë koncesionare. Kompania pasi ka firmosur kontratën, merr një kredi në vlerën 2.2 milionë dollarë. Ajo çfarë është më e rëndë është se dorëzënës është edhe kompania Alb Tech Technology që ka marrë koncesionin për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.

Kontrata tjetër është në vitin 2019, e njëjta kompani sërish. E vetmja garanci që kanë këto kompanitë janë të ardhurat nga shteti shqiptar. Pra barrat, pengjet janë të qytetarëve shqiptarë. Në vitin 2020 kanë marrë kredi duke u bazuar tek VKM-ja për Covid-in, ka vazhduar aktivitetin dhe nuk ishte në gjendje të paguante punëtorë, dhe mori krerdi ku la garanci pasuritë e popullit shqiptar. Më pas në mars të 2020-kjo kompani ka përfituar sërish.
Kompanitë pas arrestimit të ndodhur në 2022 filluan me mos-pagesën e kredive dhe banka ka dërguar letra ku ka kërkuar shlyerjen e detyrimeve të vonuara”, u shpreh Shehaj.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img