Brisida Shehaj paralajmëron lëvizjen e radhës: Jam propozuar për deputete e LSI

Publikuar tek: politike, më 21:29 22-09-2020 Brisida Shehaj paralajmëron lëvizjen e radhës: Jam propozuar për deputete e LSI Brisida Shehaj

Ish-drejtoresha e tatimeve, aktualisht drejtoreshë programacioni në RTV Ora, Brisida Shehaj, ka thënë se është propozuar për deputete e LSI-së në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021.

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Tempora”, Shehaj tha se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, por është e kënaqur që është propozuar për deputete.

Sonila Meço: Brisida Shehi, përfaqësuese e LSI-së. Je ende drejtoreshë programacioni në RTV Ora, që kuptohet se do ta lësh fushën politike.

Brisida Shehaj: Në një moment të dytë.

Sonila Meço: Kjo nënkupton se do të jesh kandidate e LSI-së?

Brisida Shehaj: Ka një propozim, por që LSI deri në dhjetor do të kalojë në proces zgjedhjesh dhe më pas do të vendosen se cilët do të jenë kandidatët. Unë kam kënaqësinë që jam propozuar, por ende nuk është marrë një vendim.

Sonila Meço: Pse LSI? Nga Brisi i Tatimeve.

Brisida Shehaj: E thotë vetë fjala, Lëvizja Socialiste për Integrim. Unë jam socialiste, jam në një parti ku socialistët mendojnë për socialistë. Në PS janë socialistët që duan të hanë socialistët.

Kujtojmë që Brisida Shehaj së fundmi u pa në Jalë krah Kryemadhit në videot që u bënë virale në rrjete sociale, ku shihej kryetarja e LSI-së duke gatuar dhe kërcyer me të rinjtë e LRI.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grida Duma: Rama do të dalë nga politika në mënyrën më të shëmtuar të mundshme
Bylykbashi: Do ulemi në tryezë nëse maxhoranca pranon të hapë listat 100% »
Article Logic
Execution time: 0.0136559009552
array(1) { ["section"]=> string(76) "brisida-shehaj-ben-levizjen-e-radhes-jam-propozuar-per-deputete-e-lsi-221299" }