Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
0.5kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
27 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Brilant MYSLYM MURRIZI, ia numëron “një më një” Spiropalit marrëveshjet me PD: Tani e keni kthyer, po na thoni LSI po vjen te ne, sikur po vjen Messi me Neymar (DEKLARATA E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d37d90144073ce228637de10d6cf4850

Ka qenë i pazakontë shpërthimi i sotëm i Myslym Murrizit në Kuvend ku ndërsa diskutohej për të përndjekurit, ia numëron “një më një” Elisa Spiropalit të gjitha herët që PS dhe PD kanë bërë marrëveshje mes tyre, duke thënë, se për shqiptarët, në këto 30 vite, të dy partitë e kanë ndarë së bashku “plaçkën” e këtij vendi.

Dhe më pas Murrizi sulmon akordet e PS me LSI, ndërsa thotë se tani PS ka ndryshuar strategji, kur thotë e reklamon se ata të LSI po bashkohen me PS, “a thua se po vjen Messi me Neymar”, tha Murrizi. “Nuk guxojmë te hapim Televizorin”.

Fjala e plotë e Myslym Murrizit:

E nderuara Spiropali, shof sa herë që merrni fjalën edhe ju dhe koleg të tjerë ju drejtoheni atyre formalisht me shumë mllef: që ça kanë bërë ata, pse s’e duan ata, ça do t’u bëjmë ne atyre.

Dhe ky është një teater që të paktën mua, që prej 30 vitesh nga dhjetori i ’90, kam njoh të bardhë e të zi, të kuq e jeshil, mrena e jashtë kësaj salle dhe kam qenë i pranishëm jo në këtë sallë por në këtë vend, nuk kam ardh si emigrant, megjithëse i respektoj shumë kurajon e atyre që lanë këtë vend për një jetë më të mirë, çdo emigrant në cdo cep të botës që është, më kujtohet, ky mllef i juaji, prapë thënia brilante e xha Qerimit nga Thanasaj që thotë: or bir këta gjithë ditën zihen, dhe gjithë natën…

Do të të kujtoj zonja Spiropali që në këto 30 vite, ju si parti së bashku me ata që I hakërreheni nga foltorja, i keni bërë si qingja të një nëne së bashku në perfeksion.

Së bashku bëtë qeverinë e vitit 1991 se demek Shqipëria kishte edhe 6 ditë bukë dhe u dogjën 23 fatkeqë në Pukë dhe qeverisët së bashku derisa erdhën zgjedhjet e përgjithshme. Së bashku zonja Spiropali ta dish, se nuk ke qenë këtu dhe për efekt moshe, bëtë reformën agrare dhe privatizuat çdo aset dhe pasuri të shqiptarëve duke ua dhënë atyre që ishin dyqane, furra buke, makazina, fabrika ca pat ky vend në këmbë, i keni privatizuar në 91-96 duke qenë në marrëveshje së bashku, dhe ua latë atyre që i kishin, që ishin as më shumë e as më pak të përkrahur dhe të privilegjuar të partisë së punës.

Së bashku bëtë qeverinë e Pajtimit të kombit në 97, kur kombi nuk qe i zemëruar, por ju se ç’shenjtallik kishit mes njëri tjetrit dhe bëtë Bashkim Finon kryeministër, me disa ministra të juaj dhe ata që ti i hakërrehesh sot në këtë sallë, patën gjysmën e qeverisë.

Së bashku bëtë kompromisin e zgjedhjes së Moisiut president si arritje e madhe e ardhur nga Mesia në 2002 kur shpallët grup armiqësor, katedrën e Fizikës, Moisiun, Klosin dhe Arben Rakipin dhe i zëvendësuat, pra shpallët Meidanin, Klosin dhe Rakipin dhe i zëvendësuat me të ndjerin Kujtim Hysenin, me Dhori Sallakun dhe Alfred Moisiun.

Së bashku zonja Spiropali keni zgjedh presidentin në 2007 dhe pse palës që i hakërrehesh nuk i kishte mandatet për ta zgjedh ju ia ofruat ndihmën dhe i shërbyet si komardare e fëmijëve në pishinat e llastikut.

Së bashku bëtë kodin zgjedhor në 2008 zonja Spiropali që iu hoqet të drejtën shqiptarëve për të zgjedhur deputetin e tyre, i shndërruat thjesht në votues të partive si para 90.

Së bashku bëtë Kushtetutën e 2016, 140 me zero që do të prishnit drejtësinë që për katër vite rresht akoma nuk ka filluar të funksionojë sepse së bashku e keni penguar në mënyrë të qëllimshme që të mos marrë rrugë e të mos funksionojë drejtësia e re.

Së bashku bëtë qeverinë në 2017 zonja Spiropali, unë isha në çadër, ju si rrufe në qiell të hapur, në mes të vapës, i dhatë dorën, qepalla njëri tjetrit dhe i dhatë 8 ministri atij që i hakërrehesh zotrote dhe vetë mbajtët 6. Ca si dhatë.

Së bashku keni qeveris katër vjet ju e katër vjet ata me ata të cilët kur qeverisnit ju ata i thonin “hajdutë” e kur qeverisnin ata, juve ju vranë katër fatkeqë në bulevard 2011, për videon e atyre të cilët sot pjesë e mirë e deputetëve tuaj zonja Spiropali na i shesin për blerje të reja, sikur ka ardhur Mesi me Neymar në ekipin e PS.

Ke frikë të hapësh televizorin dhe në facebook se thotë: po lëvrojnë 100 të rinj nga Berati nga LSI drejt PS. Erdhi dhe një ish-ministër këtu te ne, po vijnë dhe dy të tjerë. Dy i kena mbajt, kur dorëzuan mandatet. E dëngla. Po kujt i thatë ju në 2017 që na ka zënë duart “timoni”, “tepsia” “kusia”, “rrota”…Ne do e kishim bërë bujqësinë perfekt…a po e kishte ajo partia tjetër, ajo që vjedh ajo hajdutja. Tani gjithë kjo luftë. Ai ministri ka vajtur dhe është strehuar në presidencë ai I asaj që vjedh shumë. Për kë, për Pec Vasilin paskan qenë dy palë zgjedhje dhe gjithë kjo betejë?

Prandaj së bashku me këta që u hakërrehesh u ulët në 14 janar si kingat, ata dolën nga parlament se Damjani është i ziu, si Hamit Matjani, tërmeti, dosja, 184, 394, 339…nuk rrimë më këtu…unë nuk shkova pas tyre, sepse ua njoh mirë pelivanlliqet e juaja, që gjithë ditën ziheni dhe gjithë natën…Masandej në 14 janar u ulët së bashku ju dhe ata, nejtët  se ç’bëtë nëpër bunkerët e Pallatit të Kongreseve dhe prutë atë që keni 30 vjet atë që nuk e keni prish kurrë e që e shitet si marrëveshje të madhe te ndërkombëtarët në 5 qershor.

Së bashku keni ndarë prej 20 vitesh që keni qeveris Shqipërinë sa ju dhe ata miliarda euro me të njëjtët individë që herë ju binden ju e herë atyre. Që sa herë ndërron pushteti shkurtojnë nga një gisht minifundin, bëjnë botoks te buzët e ju presin në semafor që ti hypin makinës më të parë me targa RSH. Po me ata njerëz I kini ndarë. Ndaj po të desh qefi, ca ke me ata, thuaja natën kur takoheni, atyre.

Ca ke me mua, dhe me ne që jemi këtu, na e thuaj.

(Zbardhja nga Neësbomb.al)

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img