Hapësire reklamuese

Aktualitet

Brilant Martinaj para atentatit: Mos u merrni me këto punë, se dhe unë që u mora s’po dal dot nga kjo rrugë

Shkruar nga Newsbomb
Brilant Martinaj para atentatit: Mos u merrni me këto punë, se dhe

Brilant Martinaj, vetëm 23 vjeç, i vrarë të dielën e 17 korrikut, njihej për rekorde të shumta kriminale.

Por në muajt e fundit kishte arritur t'i mbyllte punët me organet e drejtësisë. Pavarësisht kësaj, i riu përveçse ishte mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe njihej për miqësitë me njerëz të njohur, përpiqej të këshillonte të afërm e miq më të rinj, që të ecnin në rrugë të drejtë, “Mos u merrni me këto punë, se edhe unë që jam marrë nuk dalë dot më nga kjo rrugë”, citohet të ketë thënë Brilant Martinaj pak kohë para se të vritej, me njerëzit e tij të njohur, shkruan gazeta “Dita”.

Kjo mund të 'ndezë' për hetuesit ndoshta edhe një pistë e motiv të ri të çështjes, si shitjen e mundshme të tij nga njerëzit më të afërt apo vetë grupi ku bënte pjesë.

Kujtojmë që në mbikalimin e Fushë-Krujës mjeti i Martinajt u qëllua me breeshëri plumbash, duke shkaktuar tre viktima. Brilant Martinaj, 23 vjeç, Diklen Vata, 30 vjeç dhe Arbër Hoxha, 34 vjeç.

Brilant Martinaj është kushëriri i parë i Ervis Martinajt, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për porositjen e vrasjes së Endrit Dokles pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Po ashtu Brilanti rezulton në kërkim për vrasjen e efektivit të FNSH-ve Xhulio Prela në 5 nëntor të 2020-ës, por edhe një tjetër ish-efektivi të uniformave blu, 60-vjeçarit Xhelal Reçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu