Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Bright Sky Al”, aplikacioni për të denoncuar rastet e dhunës ndaj grave

Shkruar nga Newsbomb
“Bright Sky Al”, aplikacioni për të denoncuar rastet e

Dhuna ndaj grave është një problem me përmasa pandemike, por dhe një fenomen i shpeshtë në Shqipëri.

Në Shqipëri mesatarisht 4500 gra në vit denoncojnë dhunën. Por këta janë ato gra që thonë “boll më”, teksa ka nga ato që nga frika nuk arrijnë që të denoncojnë dhunuesin. Studimet tregojnë se vetëm 1 në 10 gra bën denoncim.

“Bright Sky Al” është një aplikacion në dispozicion të grave dhe vajzave që kanë rënë pre e dhunës, e ku mund ta denoncojnë atë. Për mos u kuptuar aplikacioni fillimisht duket si kalendar, apo aplikacion moti, por me një “klik” të dërgon në kryefaqen, ku mund të bëhen denoncimet për dhunën.

“Top Channel” shkruan se jo vetëm denoncime, por aty mund të dërgohen audio dhe video që mund të tregojnë prova për dhunën. Aplikacionin mund ta shkarkojë falas kushdo në celularin e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese