Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
34 %
6.7kmh
0 %
Hën
17 °
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
21 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Bridhnin me armë zjarri nëpër qytet, arrestohen 2 “të fortët” e Vlorës (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona të cilët lëviznin në qytet me armë zjarri në mënyrë të paligjshme.

Në vijim të punës për goditjen e kriminalitetit, paligjshmërisë, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të cilët posedojnë apo qarkullojnë me armë zjarri në mënyrë të kundërligjshme, policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Gerald Shera, 27 vjeç, banues në Shijak,

Metin Vogli, 24 vjeç, banues në Shijak.

Gjatë një kontrolli të ushtruar ndaj shtetasve apo mjeteve të ndryshme prej Strukturave të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP. Vlorë, shtetasve të lartëpërmendur u janë gjetur në mjet dy armë zjarri tip pistoletë, një e markës ”Glock” me 27 fishekë si edhe një tjetër armë zjarri ”TT” me 23 fishekë me krehërat përkatës të tyre.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armët e zjarrit tip Pistoletë, mjeti tip ”Benz” si edhe 5 aparate celular.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img