Hapësire reklamuese

Bota

BREXIT/ Trump në konferencë për shtyp: Anglia do të jetë aleati ynë i parë

Shkruar nga Newsbomb
Trump- May

Presidenti i SHBA Donald Trump në konferencën për shtyp që mbajti në Angli me kryeministren në ikje Theresa May theksoi se Anglia ka mundësi të mëdhaja tregtare me Amerikën por vetëm pasi të largohet nga BE.

 

Presidenti amerikan nuk e ka fshehur aspak mbështetjen e tij për një ‘Brexit’ dhe tha publikisht se Anglia do të bëhet aleati i parë ekonomik dhe ushtarak i Amerikës.

Gjithashtu Trump u ndal te emigrantët meksikanë të cilët duhet të mos lejohen të kalojnë në Amerikë, ashtu sikurse tha ai, Britania nuk duhet të lejojë emigrantët sirianë nëse do që ekonomia të rilindë.

Në fund të fjalimit të tij Trump tha: ‘’Let’s do this deal’’ që përkthehet ‘’Le ta bejmë këtë marëveshje’’ dhe mori duartrokitjen e publikut dhe të deputeteve britanikë.

Duket që mbeshtetja e Donald Trump në një kohë kur Anglia po përballet me vështirësi ishte pikërisht ajo që i duhej.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu