Hapësire reklamuese

Bota

BREXIT/ 'Panasonic' zhvendos selinë e Europës nga Londra në Amsterdam

Shkruar nga Newsbomb

Kompania  japoneze 'Panasonic', do të zhvendosë selinë e saj europiane nga Mbretëria e Bashkuar në Amsterdam në tetor, ndërsa Brexit afrohet.

“Qëllimi i kompanisë është të shmangen taksat e mëdha të lidhura me vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për t'u larguar nga BE”  tha shefi ekzekutiv i Panasonic Europe, Laurent Abadie.

Në prag të marsit 2019, një numër firmash shumëkombëshe kanë thënë se planifikojnë të lëvizin vendet e punës jashtë Mbretërisë së Bashkuar.

Disa kompani japoneze financiare kanë deklaruar se synojnë të zhvendosin bazat kryesore të BE-së nga Londra.

Abadie tha se Panasonic kishte marrë parasysh lëvizjen për 15 muaj, për shkak të shqetësimeve të lidhura me Brexit, si qasja në rrjedhën e lirë të mallrave dhe njerëzve.

Deri në 20 persona mund të preken nga një personel prej 30 vetësh.

Kompania  konfirmoi  se pas regjistrimit të shtabeve në Europë do të lëvizte në tetor.

Japonia është një investitor i madh në Britaninë e Madhe, ku më shumë se 800 kompani japoneze punësojnë më shumë se 100,000 njerëz.

Megjithatë, firmat financiare, përfshirë Nomura, Sumitomo Mitsui dhe Daiëa, tashmë kanë thënë se nuk do të mbajnë më qendrën e tyre të BE-së në Londër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese