Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
59 %
0.5kmh
0 %
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
9 °
Hën
9 °
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Breshka më e vjetër në botë, Jonathan mbush sot 190 vjeç

spot_img

Lajme të ngjashëm

Breshka më e vjetër në botë ka jetuar mes dy Luftërave Botërore, ka parë ngritjen dhe rënien e Perandorisë Britanike, ndërsa sot ka mbushur plot 190 vjeç.

Jonathan, breshka gjigante e ishujve Sejshelles është aktualisht kafsha më e vjetër e planetit Tokë si dhe  cheloniani më i vjetër i regjistruar ndonjëherë.

I lindur në fillim të viteve 1800, Jonathan ka jetuar në Shën Helenë, një ishull i vendosur në mes të Oqeanit Atlantik Jugor, që nga viti 1882.

Mosha e Jonathan është një hamendësim, megjithatë i përllogaritur me kujdes nga ekspertët e faunës. Në këtë fotografi të mbërritjes së tij në ishullin e Shën Helenës, dallohet se ai ishte plotësisht i pjekur dhe të paktën 50 vjeç kur mbërriti nga Seychelles në 1882, megjithëse ka të ngjarë që të jetë edhe më i vjetër.

Joe Hollins filloi të kujdesej për Jonathanin kur ai punonte si veteriner i Shën Helena-s dhe, megjithëse tani në pension, ende ndihmon për t’u kujdesur për breshkën.

Kur mendoni, që ai u çel në vitin 1832 – epoka gjeorgjiane – o Zot, sa ndryshon bota. Luftërat botërore, ngritja dhe rënia e Perandorisë Britanike, shumë guvernatorë, mbretër dhe mbretëresha që kanë kaluar, është mjaft e jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

Më shumë


spot_img









spot_img