Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Breshëria e plumbave drejt pronarit të Club “ORANGE”, Policia e Sarandës “mbyll sytë” për jetën e natës pas orës policore, festën e ndërpret kallashnikovi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Spiro Iljadhi, pronari i Club “ORANGE” në Sarandë është nisur me helikopter ambulancë drejt Tiranës, shkruan newsbomb.al. Ai ka mbetur i plagosur si pasojë e breshërisë së plumbave që janë shkrehur drejt tij në orët e para të ditës së sotme.

35 vjeçari është qëlluar me mbi 20 plumba pranë lokalit të njohur në pronësi të tij, ndërsa i plagosur ka mbetur dhe një pushues nga Tirana, me shtetësi shqiptaro-amerikane.

Pjesa më e madhe e plumbave e ka kapur Iljadhin në bark dhe në organet e tjera jetike, duke i rrezikuar dhe jetën. Ai ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Sarandës dhe është nisur me helikopter drejt kryeqytetit.

Edhe pse ora ishte 03.50 të mëngjesit, Policia e Sarandës “nuk e kishte vënë re” jetën e natës që bëhej në cubin më të famshëm në mes të Sarandës. Muzik live dhe qindra të rinj të pranishëm në lokalin në pronësi të Spiro Iljadhit, vetëm Policia nuk dukej gjëkundi.

Ora policore e ndalon muzikën në clube, bare dhe ambiente të tjera pas orës 22.00 të mbrëmjes, ndërsa bizneset duhet të mbyllen në orën 23.00, për t’u hapur në orën 06.00 të mëngjesit, shkruan newsbomb.al Por, ky rregull i Ministrisë dhe Komitetit nuk ka vlerë në Sarandë.

Festën dhe partyn në club “ORANGE” që nuk e ndërpreu dot Policia, e bëri kallashnikovi. Persona të paidentifikuar deri tani, shkrehën gati një krehër kallashnikovi, plagosën pronarin dhe një person tjetër, e u larguan.

Më shumë

spot_img
spot_img