Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Breshëria e kallashnikovit në Top Channel, Begaj: Të zbardhet me shpejtësi ngjarja kriminale

Shkruar nga Newsbomb
Breshëria e kallashnikovit në Top Channel, Begaj: Të zbardhet me

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me ngjarjen që u shënua pak pas mesnate në Top Channel, ku persona të paidentifikuan qëlluan me breshëri kallashnikovi duke imarrë jetën rojes.

Begaj me anë të një postimi në rrjetet sociale i shpreh ngushëllime familjës Kola, teksa u bën thirrje organeve ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale.

“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.

Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, shkruan Begaj në rrjetet sociale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll