Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Breshëria drejt makinës dje në Durrës, atentat ndaj kryetarit të Këshillit Bashkiak në Durrës

spot_img

Lajme të ngjashëm

20533703ae9494822d3d2f378348a692

Dalin detaje nga të shtënat me armë drejt një makine në orët e para të mëngjesit të djeshëm në lagjen nr. 4 të qytetit të Durrësit.

Raportohet se makina në pronësi të shtetasit me iniciale ‘I.B.’, 29 vjeç, përdorej nga drejtori i hekurudhës, Ani Dyrmishi, gjithashtu edhe kryetar i Këshillit Bashkiak të durrësit.

Sipas Fax News, të shtënat me armë kanë qenë një atentat për vrasje i mbetur në tentativë ndaj Dyrmishit, ndërsa raporton se makina është regjistruar në emrin e 29-vjeçarit, i cili është shofer i drejtorit të Hekurudhës.

Kjo nuk është hera e parë që ndaj Dyrmishit bëhet një atentat, pasi në nëntor të vitit 2018 iu vu një shishe me eksploziv poshtë makinës së tij të parkuar.

Kujtojmë se ai u rendit në 100 emrat e listës së “zezë” që publikoi vetë kryeministri Edi Rama,  si zyrtarët e denoncuar për abuzime dhe korrupsion nga qytetarët.

Lajmi i atentatit të djeshëm nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga policia. Neësbomb.al tentoi të lidhej zyrtarisht me policinë, por deri tani nuk ka marrë një përgjigje.

Ndërkaq, pritet njoftimi zyrtar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img