Hapësire reklamuese


Bota

Breshëri sa një top golfi, lëndohen disa persona që ishin në koncertin e Louis Tomlinson (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Breshëri sa një top golfi, lëndohen disa persona që ishin
Stuhi breshëri në Koloradë, lëndohen disa persona që ishin duke ndjekur një koncert Një stuhi breshëri e pazakontë ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së djeshme në në Kolorado, SHBA. Siç shihet në videot e publikuara në rrjetet sociale, përmasat e breshërit kanë qenë aq të mëdha sa kanë mbetur të plagosur disa persona, të cilët po ndiqnin një koncert në Red Rocks Park, të këngëtarit Louis Tomlinson. Breshëri ka zbardhur vendin, ndërsa njerëzit vraponin për të gjetur një strehë. Nëntë persona u transportuan në një spital dhe të tjerët u bllokuan në mjetet e tyre. Një vajzë që ishte në koncert tregoi se breshëri ishte sa një “top golfi”, teksa tregoi se shumë pjesëmarrës në koncert pësuan çarje dhe mavijosje nga breshëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese