Konispoli është përfshirë sot nga një stuhi e fuqishme shiu, e shoqëruar dhe me reshje breshëri.
Reshje kanë vijuar për rreth 40 minuta, të cilat kanë shkaktuar përmbyje në tokat bujqësore. Banorët kanë shprehur shqetësimin se breshëri, me madhësinë e “një kokrre arre” u ka dëmtuar kulturat bujqësore.
Autoritetet përkatëse ende nuk kanë një bilanc të saktë për dëmet e shkaktuara nga shiu dhe breshëri.