Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Hën
14 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

BRESHËRI PLUMBASH në mes të tregut, policia jep informacion zyrtar: Një i vrarë dhe një i plagosur (EMRAT- PAMJE VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Shkodrës jep informacion zyrtar për krimin tronditës të pak minutave më parë në lagjen Rus ku si pasojë e breshërisë së plumbave ka mbetur një i vdekur dhe një i plagosur.

Viktima është Fatos Verracaku, 31 vjeç i cili ka ndërruar jetë në spital ndërsa i plagosuri është Fatmir Mehaj, jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve. 

Dy persona, me motoçikletë e të maskuar, kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre në zonën e merkatës, ku tregtohet peshku, në Shkodër

Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër bën me dije se  ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët. 

Raportohet se është gjetur edhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen “Guerrile”.

Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve ndërsa kërkojnë ndihmën e qytetarëve duke vënë në dispozicion edhe një numër kontakti.

 

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot rreth orës 11:15 në lagjen “Partizani” në vendin e quajtur ‘Merkata Rus’, dyshohet se dy persona me motoçikletë kanë qelluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F.V. 31 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Nga të shtënat është plagosur dhe shtetasi F.M., i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.

Policia ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen ‘Guerrile”.

Po punohet intensivisht  për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia  e Shkodrës fton çdo qytetar që ka informacion dhe mund të ndihmojë, të telefojnë falas në nr 112

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img