Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
0kmh
0 %
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
30 °
Mër
28 °
Enj
20 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Breshëri plumbash në derën e shtëpisë, zbardhet deklarata e djalit të të ‘fortit’ të Shkodrës në polici: Fërkova makinën në rrugë, u riktheva në shtëpi dhe…

spot_img

Lajme të ngjashëm

efab28bda7a2690609c32b923f3a1bed

Ekzekutimi i të fortit të Shkodrës, Ritvan Ramazani me 30 plumba paraditen e 28 nëntorit tronditi qytetin verior.  

Policia nisi punën për identifikimin dhe zbardhjen e motiveve të vrasjes. Në ndihmë pritet t’i vijë deklarata në polici e djalit të tij, Elhadit, i cili pranoi se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të tij me autorët.

Në rrëfimin e tij, Elhadi ka treguar se kishte fërkuar makinën e tij me një mjet të vjetër në një nga rrugët e Dajçit.

Por sipas tij,teksa ishte duke u sqaruar me pronarin e makinës që kishte fërkuar mjetin, aty kishin shkuar disa persona, të cilët Elhadi i njihte dhe sipas tij ata e kishin kërcënuar dhe ofenduar me fjalë nga më të ndryshmet.

Ai shtoi se shkoi në shtëpi, por nuk i tregoi babait, i cili me të dalë në rrugë u ekzekutua me breshëri plumbash.

Deklarata e plotë:
 
“N
ë datën 28 nëntor 2020 unë kam dalë nga banesa rreth orës 08:30 me mjetin tim dhe jam nisur për të ikur në Tiranë, pasi e kisha lënë për një kafe me dikë. Në Dajç, pa shkuar tek rruga kryesore, jam fërkuar me një mjet tjetër. Ky mjet ishte Benz, tip i vjetër me ngjyrë të zezë. Në kohën që unë po bisedoja me këtë person, aty ka kaluar një mjet tjetër. Në këtë mjet ishin dy persona të cilët i njoh si fytyra që janë banor të zonës tonë, por si emra s’më kujtohen. Kur unë po bisedoja me atë burrin e vjetër, ata kanë ndaluar me mjetin e tyre dhe duke qenë se i njoh më janë drejtuar mua, duke më ofenduar me fjalë fyese ndërsa më pas jam nisur për në banesë. Kur kam dalë nga shtëpia, babain e kam lënë në gjumë. Ndërsa kur jam kthyer e kam gjetur të dalë, unë si kam treguar babait për konfliktin që kisha bërë. Se kush i ka treguar atij nuk di gjë…”-ka pohuar në polici Elhad Ramazani.

Më shumë

spot_img