Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Breshëri plumbash drejt shtëpisë së Skënder Likës, i biri akuzohet për vrasjen e biznesmenit laçjan

Shkruar nga Newsbomb

Të shtëna me armë zjarri raportohen paraditen e kësaj të premteje fshatin Sanxhak të Kurbinit, në drejtim të shtëpisë Skënder Likës. Sulmi me armë vjen disa muaj pas shkatërrimit të kësaj banese me tritol, më 10 Mars 2023.

Ngjarja është bërë me dije vetëm pak momente më parë, ndërsa nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit.

Grupi hetimor është nisur drejt vendngjarjes, menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe deri tani nuk dihet nëse nga të shtënat ka persona të lënduar apo jo. Shtëpia është në pronësi të Skënder Likës, babai i 22 vjeçarit Llej Lika.

Shtepia e Skender Likes pas shperthimit me tritol, ne Mars 2023 Shtepia e Skender Likes pas shperthimit me tritol, ne Mars 2023

Llej Lika ndodhet në qeli pasi akuzohet se ka vrarë biznesmenin laçjan Rakip Roli. Për ngjarjen e ndodhur dy vite më parë në Laç është arrestuar dhe babai Skënder Lika dhe një shok i 22 vjeçarit, por përgjegjësia për krimin është marrë nga Llej Lika.

Vrasja në vitin 2021 në fshatin Sanxhak të Kurbinit

22 vjeçari Llej Lika ka qenë i përfshirë në një sherr me njërin prej djemve të Rakip Rolit dhe shkak u raportua në media se ishte bërë një vajzë. Sherri ka nisur me ofendime dhe më pas ka degraduar deri në konflikt fizik.

Fillimisht, Llej Lika dhe njëri nga vëllezërit Roli kanë ofenduar njëri-tjetrin me fjalë banale. Më pas në konflikt janë përfshirë edhe Rakip Roli dhe djali tjetër, të cilët e kanë rrahur të tre bashkë 22 vjeçarin dhe i kanë shkaktuar plagë të rënda.

Kjo ngjarje ka sjellë edhe hakmarrjen e të riut, i cili së bashku me babanë Skënder Lika dhe shokun e tyre Klajdi Gjegjaj kanë ekzekutuar me breshëri plumbash biznesmenin Rakip Roli. Gjykata ka caktuar atë kohë “Arrest me burg” për 3 autorët, ndërkohë që Llej Lika ka marrë përsipër të gjithë autorësinë e krimit, duke u shprehur se babai dhe shoku nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese