Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Breshëri kallashnikovi lokalit në Vlorë, PD: Është baza jonë ku bëjmë takimet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen e sotme në Novoselë të Vlorës, ku u dëgjuan të shtëna armsësh të cilat ishin drejtuar drejt një lokali.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, ndërsa bëhet me dije se pronari i ambientit është Gjergj Nasi. Dega e PD-së në Vlorë pretendon se në këtë lokal zhvillohen të gjitha takimet e opozitës dhe ngjarja mund të ketë prapavijë politike.

Nënkryetari i PD-së Vlorë Lorenc Danaj tha se Nasi është pjesë e Partisë Demokratike dhe kjo mund të jetë arsyeja e sulmit.

“Pasditen e sotme qytetarë na kanë informuar që është goditur me armë një ambient shërbimi lokal, ky shtetas është anëtar i strukturës së PD-së për këtë arsye të zbardhet në mënyrë të menjëhershme kjo ngjarje e sotme që ka tronditur komunitetin. Në emër të PD-së bëjmë thirrje të zbardhjet kjo ngjarje. Ne nuk e kemi takuar pronarin e lokalit, ai është duke u marrë në pyetje. Në lokal ishin disa persona kur u bënë goditjet, që shpëtuan për arsye të fatit dhe jo autorit. Ky ambient është bazë e strukturës sonë ku kemi zhvilluar edhe mbledhje të mëparshme. Kjo goditje mund të ketë edhe prapavijë politike. Ne ua lëmë në dorë institucioneve. Ne duam zbardhjen e ngjarjes”, deklaroi ai për mediat.

Banori që ishte brenda në lokal me pronarin e lokalit, Gjergji Nasi tregoi se e pa autorin por mendoi se ishte efektiv policie.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img